Refluksi gastroezofageal tek fëmijët është një cregullim afatgjatë(kronik) i tretjes. Ndodh atëhere kur përmbajtja e stomakut kthehet përsëri(refluks) në tubin e ushqimit(ezofag) dhe shkakton simptoma ose probleme.
Çfarë është refluksi gastroezofageal(RGE) tek fëmijët? Refluksi gastroezofageal tek fëmijët është një cregullim afatgjatë(kronik) i tretjes. Ndodh atëhere kur përmbajtja e stomakut kthehet përsëri(refluks) në tubin e ushqimit(ezofag) dhe shkakton simptoma ose probleme. Refluksi gastroezofageal tek fëmijët është më i zakonshëm në moshën nën 2 vjec. Shumica e fëmijëve pështyjnë shumë herë gjatë ditës per rreth 3 muajt e parë të jetës. RGE nuk shkakton asnjë problem tek bebet. Në shumicën e rasteve, bebet e kalojnë këtë problem rreth moshës 12-14 muaj. Çfarë e shkakton RGE tek fëmijët? RGE zakonisht është e shkaktuar nga dicka që prek sfinkterin ezofageal të poshtëm. Sfinkteri ezofageal i poshtëm është një muskul i cili ndodhet në fund të tubit ushqimor(ezofag). Ajo hapet duke lejuar ushqimin të shkojë në stomak dhe mbyllet duke e mbajtur ushqimin në stomak. Kur ky muskul relaksohet më tepër sec duhet ose për shumë gjatë, acidi i stomakut rrjedh nëpër ezofag. Kjo gjë shkakton të vjella ose ndjesi të djegjes së zemrës(urth). Çdo kush përjeton refluks herë pas here. Nëse ju ka ndodhur të keni gromësitur dhe të keni ndjerë shije acidi në gojën tuaj, ti ke pasur refluks. Disa herë, ky muskul relaksohet në momentin e gabuar. Shpesh herë fëmija juaj mund të ketë thjesht një shije të keqe në gojë ose mund të ketë një ndjesi të lehtë për një kohë të shkurtër të djegjes së zemrës. Bebet janë më të predispozuar për të pasur një muskul të relaksuar të sfinkterit. Disa ushqime që prekin tonin e muskulit të sfinkterit ezofageal të poshtëm janë: • Çokollata • Gjethe menteje • Ushqime me yndyrë të lartë
Autori
Para
Refluksi G...
1 Koment
Lediona
Nice